Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky reagon pas rrëzimit të avionit në Iran: Mos spekuloni për shkaqet


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje publikut të mos marrë seriozisht spekulimet për atë që mund të ketë shkaktuar rrëzimin e avionit me 176 persona në bord, në Iran.

“Unë kam kontrollin mbi të gjitha ngjarjet. I lutem të gjithëve që të përmbahen nga spekulimet dhe parashtrimet e paverifikuara të fatkeqësisë para raporteve zyrtare.“- tha Zelensky.

RT shkruan se ai tha gjithashtu që Kievi ishte gati të merrte trupat e viktimave.

Mëngjesin e sotëm, një avion ukrainas që mbante 167 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti në Teheran, duke vrarë të gjithë në bord.

Sipas raportoeve paraprake, shkak për rrëzimin e avionit u bë një defekt në motor. Sidoqoftë, sipas mediave iraniane, piloti nuk lëshoi asnjë thirrje shqetësimi, çka ka nxitur spekulimet.

Duke qenë se incidenti ndodhi fill pas sulmeve me raketa balistike të nisura nga Teherani në dy baza ajrore amerikane në Irak, pati spekulime se një nga raketat kishte prekur avionin.

Zelensky tha që qeveria e tij kishte aeroplanë të veçantë për transportimin e viktimave përsëri në Ukrainë, por po pret miratimin nga Teherani. Zelensky shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave dhe ndërpreu udhëtimin e tij në Oman pasi mësoi lajmin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *