Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Vangjush Dako peshku i madh i ‘Dosjes 339’, Rama e Xhafaj po prishin provat


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka thënë se pavarësisht se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është ‘peshku i madh’ i dosjes që po hetohet dhe për të cilën janë arrestuar një numër i madh personash para dy ditësh, ai vijon të jetë i lirë. 

Ai shkruan në faqen e tij në ‘Tëitter’ se nuk ka asnjë luftë kundër krimit por e gjitha është një shkatërri provash me Ramën dhe Xhafajn, të cilët janë garantët e krimit në qeveri.

“3 ditë pas aksionit policor, Vangjush Dako, peshku i madh i dosjes hetimore 339 vazhdon të jetë i lirë,njëlloj si bosët e krimit nga Admir Hoxha tek Klement Balili dhe Lul Berisha. Nuk ka luftë kundër krimit por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri.” -shkruan Basha në faqen e tij në ‘Twitter’.

Pas arrestimeve në Shijak, Tiranë e Lezhë para dy ditësh, Basha tha se peshku i madh i dosjes është Vangjush Dako, i cili është kapur në përgjime me anëtarët e bandës se Avdylajve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *