Vendosni fjalën kyçe....

Përplaset nga makina, humb jetën 65-vjeçari në Berat


Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar për vdekje nga një mjet në rrugën Berat-Urë Vajgurore, pranë fshatit Otllak.

Viktima është identifikuar si Gramoz Zani, i cili është përplasur nga një mjet tip ‘Mercedes-Benz’,me targa AA973YJ.

Zani është dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, me iniciale A.H.. për t’u pyetur mbi rrethanat e aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *