Vendosni fjalën kyçe....

Zbulimi i ri mbi aktivitetin nervor, shkencëtarët sugjerojnë se truri njerëzor është më i fuqishëm nga sa mendohej


Shkencëtarët kanë zbuluar një formë të re të aktivitetit të trurit në lidhje me mënyrën sesi qelizat përpunojnë informacionin. Zbulimi i jashtëzakonshëm sugjeron se truri ynë mund të jetë edhe më i fuqishëm nga sa mendohej më parë, sipas ekipit.

Hulumtimi i ri, i kryer nga shkencëtarët gjermanë dhe grekë dhe i botuar në revistën ‘Science’, përqendrohet mbi sinjalet e dërguara dhe të marra nga skajet e neuroneve, të njohur si ‘dendrite’. Informacioni i kaluar nga këto pjesë të trurit është thelbësor për mënyrën sesi organi vendos më pas të ndërmarrë veprime.

Duke punuar me pjesë të indeve të trurit të njeriut, ekipi gjeti një veprimtari elektrike të papritur e të ndërlikuar në dendritet e neuroneve piramidale njerëzore.

Modelimi i kësaj veprimtarie më pas tregoi se neuronet e vetme ishin të afta të zgjidhnin probleme kompjuterike për të cilat mendohej se kishin nevojë për shumë më tepër fuqi të trurit.

‘Dendritet janë thelbësorë për të kuptuar trurin sepse ato janë në thelb të asaj që përcakton fuqinë llogaritëse të neuroneve të vetme,’ tha bashkëautori i studimit, Mattheë Larkum, një neuroshkencëtar në Universitetin Humboldt të Berlinit.

Aktualisht dihet pak për mënyrën sesi funksionojnë dendritet në speciet e tjera, ose nëse ky lloj aktiviteti i lartë llogaritës është unik njerëzor.

Sidoqoftë, është tepër e vështirë të regjistrohet aktiviteti i dendritit tek njerëzit ose kafshët ndërsa janë gjallë, shtoi Larkum, sipas të cilit nevojiten më shumë kërkime për të mbushur këto boshllëqe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *