Vendosni fjalën kyçe....

Interneti kuantik një hap më afër, shkencëtarët “teletransportojnë” të dhënat për herë të parë


Mbushja e kompjuterit tuaj me foto dhe materiale të tjera nëpërmjet internetit kuantik është një hap më afër, pasi shkencëtarët arritën të ‘teletransportojnë’ të dhënat midis dy çipëve që nuk janë të lidhur me njëri-tjetrin në mënyrë fizike.

Kompjuterët kuantikë janë ëndrra e fizikës moderne pasi ato mund të zgjidhnin probleme që janë shumë të vështira për super-kompjuterët më të fuqishëm të sotëm, por krijimi i tyre kërkon të mësosh se si të menaxhosh grimcat kuantike të pakapshme, të cilat janë më të vogla se atomet.

Shkencëtarët nga Universiteti i Bristol-it në Angli dhe Universiteti Teknik i Danimarkës kanë krijuar pajisje që janë në gjendje të përdorin fizikën kuantike për të manipuluar grimcat e vetme të dritës. Gjetjet e ekipit janë botuar në revistën ‘Nature Physics’.

Në një nga eksperimentet me çipa, të përshkruara si një ‘përparim’, studiuesit ishin në gjendje të tregojnë ‘teletransportimin kuantik të informacionit’ midis dy pajisjeve për herë të parë duke përdorur një proces fizik të njohur si ‘ndërthurje kuantike’.

Ky është një fenomen në të cilin dy ose më shumë grimca kanë një gjendje të ngjashme dhe një ndryshim në njërin do të thotë një ndryshim në tjetrin dhe largësia midis të dyve është e parëndësishme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *