Vendosni fjalën kyçe....

Për herë të parë parë pas 33-vitesh, vendoset bredhi i Vitit të Ri në qytetin fantazmë të Çernobilit (FOTO)


Këtë vit është vendosur për herë të parë një pemë Krishtlindjesh dhe e Vitit të Ri, që nga katastrofa e Çernobilit në vitin 1986, në qytetin fantazmë të Pripyat.

Lajmi është konfirmuar nga kanali televiziv ZIK i Ukrainës. Dikur ishte shtëpia e më shumë se 47,000 banorëve por sot Pripyat mbetet i shkretuar për shkak të ndotjes nga rrezatimi, pas shpërthimit të 33 viteve më parë në ish-uzinën bërthamore.

Ish-banorët u kthyen në qytetin e braktisur për të dekoruar pemën me foto familjare, si pjesë e një fushate të organizuar nga Shoqata e Operatorëve të Turizmit në Çernobil.

BBC shkruan se ata kishin sjellë gjithashtu dekorime me orë, si një “simbol i rrjedhës së kohës dhe faktit që me kalimin e kohës qyteti nuk vdes, por ringjallet”.

Kateryna Aslamova nga ndërmarrja ‘Chernobyl Tour’ tha se ishte hera e parë që disa ish-banorë ishin kthyer në Pripyat, që nga evakuimi i tyre pas incidentit më të keq bërthamor në botë.

“Qyteti duhet të jetojë, dhe që kjo të ndodhë duhet të shpëtohet”- tha ajo.

Kompania e saj do të dëshironte që Pripyat dhe zona përreth të bëhen pjesë e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *