Vendosni fjalën kyçe....

Milan kërkon talentin spanjoll, Dinamo e Zagreb i vendos shumën e majme


Drejtuesit e Milanit ndjekin prej kohësh talentin spanjoll, Dani Ollmo. Mesfushori ka dalë nga akademia e Barcelonës dhe aktivizohet me Dinamo Zagreb.  

Kartoni i talentit vlerësohet me 40 milionë nga klubi i Dinamos. Një shifër e kushtueshme për Milanin, megjithatë mund të arrihet nëse largohet Paketa, i cili ka kërkesë nga PSG.

Së fundmi, futbollisti i ka lëshuar një sinjal të qartë Milanit teksa thekson se është gati për të bërë një hap më të madh në karrierë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *