Vendosni fjalën kyçe....

Pas kryeministrit, presidenti i Irakut paralajmëron dorëheqjen


Presidenti irakian, Barham Salih, tha të enjten se ai është gati të japë dorëheqjen mes protestave të gjata që kanë kapluar vendin.

Një burim i mirëinformuar në parlamentin e Irakut i cili foli në kushte anonimiteti, tha : ‘Salih do japë dorëheqjen nëse ka presion të mëtejshëm’.

Njoftimi i Salih vjen në mes të bllokimeve politike të vazhdueshme dhe paaftësisë së tij për të caktuar një kryeministër.

Një grup aktivistësh të enjten kundërshtuan kandidatin e kryeministrit Asaad Al-Eidani duke thënë se ai ishte përgjegjës për vrasjen e protestuesve në Basra, ku ai është guvernator.

Iraku është goditur nga protestat masive që nga fillimi i tetorit për kushtet e dobëta të jetesës dhe korrupsionit, duke detyruar kryeministrin Adel Abdul-Mahdi të japë dorëheqjen.

Të paktën 496 njerëz janë vrarë dhe 17,000 të plagosur në protesta, sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *