Vendosni fjalën kyçe....

Huawei hedh poshtë pretendimet e mediave amerikane për 75 miliardë dollarë grante nga Pekini


Furnizuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit, Huawei, ka hedhur poshtë pretendimet e publikuara nga Wall Street Journal (WSJ) se kompania merr trajtim special dhe subvencione të mëdha nga Pekini zyrtar.

Ajo ka shpjeguar se marrëdhënia e saj me qeverinë kineze nuk ishte ndryshe nga ajo e ndonjë kompanie tjetër private që operonte në vend.

Deklarata pasoi një raport të WSJ, se qeveria kineze kishte promovuar rritjen globale të Huaëei me rreth 75 miliardë dollarë në grante, lehtësira krediti, zbritje të taksave dhe ndihmë tjetër financiare.

‘Ashtu si kompanitë e tjera të teknologjisë që operojnë në Kinë, përfshirë ato nga jashtë, Huawei merr një mbështetje politike nga qeveria kineze. Por ne kurrë nuk kemi marrë ndonjë trajtim shtesë ose të veçantë.’ – tha Karl Song, nënkryetar i departamentit të komunikimit të kompanisë.

Song shpjegoi se kapitali i punës i kompanisë kryesisht vjen nga operacionet e veta të biznesit, të cilat përbëjnë 90 përqind të kapitalit të saj të punës, dhe financimit të jashtëm sesa subvencioneve qeveritare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *