Vendosni fjalën kyçe....

Napoli vë në radar mbrojtësin anësor të Milanit


Mbrojtësi i majtë zviceran pritet të largohet nga “Rossoneri” gjatë janarit pasi nuk po gjen hapësira

Ricardo Rodriguez mund të largohet nga Milani në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i majtë zviceran nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në “San Siro” dhe po e kërkon një ekip ku do të mund të luante në vazhdimësi.

Dhe, mediat italiane shkruajnë se interesim për ish-futbollistin e Wolfsburgut ka shfaqur Napoli.

27 vjeçari ka kontratë me “Rossoneri” deri në vitin 2021, por mund të largohet para kohe.

“Corriere dello Sport” shkruan se përfaqësuesi zviceran është prioritet i trajnerit Gennaro Gattuso.

Rodriguez i ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje deri tash në Serie A këtë sezon, pasi në formacionin bazë gjendet Theo Hernandez.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *