Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvendosje në përgatitje për ofertën përfundimtare për koalicionin me LDK-në


Lëvizja Vetëvendosje pritet që për pak të dalë me qëndrimin e fundit sa i përket koalicionit me LDK-në, tash kur kanë mbetur më pak se 24 orë para seancës konstituive, raporton Gazeta Express.

Ky qëndrim përfundimtar vjen pas takimit të kreut të VV-së, Albin Kurtit me grupin parlamentar ku si temë kyçe e diskutimit ka qenë edhe pozita e presidentit, si pjesë e marrëveshjes për koalicion që e ka kërkuar LDK-ja.

Një ditë para seancës, kur edhe u tha se nuk do të ketë takim në nivel të liderëve nga VV u bë e ditur se kjo parti nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket pozitës së presidentit.

Në njoftimin që do të bëjë VV pritet që të sqarohen edhe të gjitha spekulimet që janë duke qarkulluar lidhur me ofertat e fundit që këto parti (VV – LDK) ia kanë bërë njëra tjetrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *