Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi në Indonezi bie në lumë nga 100 metra lartësi, 25 të vdekur


Të paktën 25 njerëz kanë humbur jetën në Indonezi, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur, pasi një autobus ra në një luginë të pjerrët dhe më pas përfundoi në një lumë.

BBC shkruan se në autobus ndodheshin rreth 37 pasagjerë, plus një shofer. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në provincën e Sumatrës Jugore kur autobusi ra rreth 100 metra poshtë.

120 punonjës të ekipit të shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar të mbijetuarit dhe për të marrë trupat e pajetë.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

Sipas mediave lokale, autobusi u largua të hënën nga qyteti Bengkulu, në ishullin Sumatra dhe po shkonte drejt qytetit Palembang.

Shefi i policisë, Dolly Gumara u bëri thirrje familjeve të përsonave që ndodheshin në atë autobus të shkojnë të identifikojnë të afërmit e tyre në morg.

Si masë paraprake janë mbyllur të gjitha rrugët që të çojnë në vendngjarje dhe policia ka paralajmëruar shoferët të kenë kujdes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *