Vendosni fjalën kyçe....

Victoria dhe David Beckham pagëzojnë 2 fëmijët më të vegjël (FOTOT)


Victoria dhe David Beckham kanë pagëzuar dy fëmijët e tyre më të vegjël, Cruz dhe Haper. Në ceremoninë e tyre të pagëzimit morën pjesë të afërm dhe miq të tyre, mes të cilëve ishin dhe Marc Antony dhe Eva Longoria, të cilët ishin zgjedhur si kumbarët e fëmijëve.

“Unë nuk mund të jem më shumë krenare për fëmijët e mi dhe mirënjohës për familjen time, si edhe për kumbarët më të mrekullueshëm”– ka shkruar Victoria në rrjetet sociale.

Longoria gjithashtu publikoi fotot nga ceremonia në Instagram, ku shkruan:“Çfarë nderi të shërbejmë si Kumbarë për vajzën e vogël më të ëmbël në botë! Të dua Harper “.

Nuk ka asgjë për t’u habitur që Longoria u zgjodh si kumbara e Harper. Çifti Beckham e ka njohur atë gjatë kohës kur jetonin në Los Angeles, kur ish-futbollisti luajti për LA Galaxy nga viti 2007 deri në 2012.

Me Marc Anthony  gjithashtu janë bërë miq në të njëjtën periudhë.

Pas ceremonisë në kishë familja Beckham ka organizuar edhe një festë, të cilën David dhe Victoria duket se e kanë shijuar shumë. Të paktën këtë shohim nga videot e publikuara në ‘Instamram’ nga djemtë e tyre më të mëdhenj, Brooklyn dhe Romeo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *