Vendosni fjalën kyçe....

Athina në alarm, shpërthim me bombë pranë një kishe


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në kryeqytetin grek. Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kolonaki të Athinës pranë kishës së Agios Dionisisos.

Kutia metalike me eksploziv ishte lënë në trotuar jashtë kishës. Një kishtar e pa dhe lajmëroi Policinë. Mirëpo gjatë kontrollit të kutisë, ajo shpërtheu duke i shkaktuar lëndime të lehta në duar dhe fytyrë një punonjësi të policisë dhe gjithashtu edhe kishtarit i cili bëri telefonatën.

Bomba plagosi oficerin i cili është transferuar në një spital ushtarak, raportoi stacioni televiziv Skai.

Nuk ishte menjëherë e qartë se sa serioze ishte gjendja e tij, por sipas raportimeve të mediave greke, jeta e tij nuk është në rrezik. Punonjësi i kishës gjithashtu pësoi lëndime të lehta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *