Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me 5 vite burg për vjedhje, ndalohet 24-vjeçari në Fier


Policia e Fierit ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje, dhe një tjetër për shkatërrim të pronës me zjarr.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

  1. P., 24 vjeç, banues në Sheqishte, Patos.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkalës së Parë Fier  me vendimin e datës 21.03.2019, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Vjedhje”.

  1. S., 21 vjeç, banues në Radostinë, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *