Vendosni fjalën kyçe....

Erëra të forta dhe mot i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë


Moti i keq me reshje shiu si edhe erërat e forta kanë bërë që të pezullohet lundrimi nga porti i Vlorës.

Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese.

Ditët e fundit vendi është përfshirë në një situatë meterologjike relativisht me mot të keq i shoqëeruar me erëra të forta si edhe reshje shiu.