Vendosni fjalën kyçe....

Fëmijët kryesojnë listën e më të paguarve nga ‘Youtube’ për këtë vit


Fëmijët duket se po kryesojnë listën e më të paguarve nga ‘Youtube’ për këtë vit. Revista Forbes ka vlerësuar 8-vjeçarin Ryan Kaji, si më të paguarin në ‘YouTube’ në 2019.

“Ryan’s World” ka mbledhur 23 milion abonentë që kur ai ishte vetëm 3. Djali raportohet se po fiton 26 milion dollarë prej këtij kanali çdo vit. Ryan e nisi kanalin e tij në vitin 2015 ku shfaqej duke provuar lodra në kamera dhe jepte vlerësimin e tij për to.

Tani ai ka krijuar edhe linjat e tij të lodrave dhe veshjeve, ka fituar një shfaqje Nickelodeon dhe një marrëveshje me Hulu.

Ryan Kaji nuk është fëmija i vetëm në listën e Forbes. Në vend të tretë renditet dhe Anastasia Radzinskaja vetëm 5-vjeç, me 18 milionë dollarë të fituara vitin e kaluar.

Anastasia ka lindur në Rusinë Jugore dhe ka kaluar edhe një paralizë cerebrale. Ajo shfaqet nëpër video me babain e saj dhe në kanalin e saj ka të regjistruar 107 milionë abonetë.

Para Anastasias, në vend të dytë është grupi Dude Perfect, i përbërë nga pesë shokë rreth të 30-tave, që luajnë sporte dhe performojnë numra të ndryshëm. Ata kanë fituar plot 20 milionë dollarë për këtë vit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *