Vendosni fjalën kyçe....

Jo vetëm në Tiranë, protesta dhe në Vlorë kundër “Paketës-Antishpifje” (VIDEO)


Protesta e sotme e gazetarëve kundër dy projektligjeve që kërkon të miratojë kryeministri Edi Rama nuk është përqendruar vetëm në Tiranë.

Edhe reporterët nga Vlora janë bashkuar para monumenit të pavarërisë atje, për të shprehur revoltën e tyre.

Ata mbanin në duar pankarta me slogane si “Ne nuk rrimë në heshtje vetëm që ju të jeni rehat”. Siç e shihni nga videoja e publikuar nga “Faxweb”, protesta e tyre është e heshtur duke simbolizuar në një farë mënyre atë që mund të sjellin ndryshimet në ligj të propozuara nga Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *