Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministrja e Jashtme greke: Shqipërisë t’i çohet mesazh i qartë, duam 12 miljet në det


Greqia nuk heq dorë nga kufiri detar me Shqipërinë. Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani, i ka kërkuar qeverisë veprime konkrete për mbylljen e çështjejes së kufirit detar me vendi tonë.

Sipas saj, Greqia duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë Shqipërisë dhe se Athina duhet të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje. Sipas Bajokanit, vendimi i Francës për të bllokuar hapjen e negociatave Shqipërisë i ka dhënë një mundësi Greqisë lidhur me çështjet e pambyllura me Shqipërinë.

“Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht dhe të përpiqet të përfundojë marrëveshjet e demarkacionit të zonës ekskluzive ekonomike detare me Shqipërinë, Egjiptin dhe Italinë.

Vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë një mundësi shtesë për marrëdhëniet e saj me Shqipërinë. Mendoj se me Shqipërinë mund të jepet një mesazh i qartë, politika jone tregon dobësi në këto momente. Duhet të bëhen veprime konkrete, 12 milje me Shqipërinë, 12 milje tani. Koha nuk është në avantazhin tonë”, ka deklaruar Bakojani sipas mediave greke.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *