Vendosni fjalën kyçe....

Berisha ‘i shkel syrin’ PDIU-së për zgjedhjet e 14 majit: Është akoma në zonën gri


Kreu i PD-së Berisha i ka bërë thirrje PDIU-së që të bashkohet me koalicionin e opozitës në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu, ai tha se PDIU-ja është në zonën gri pasi nuk e ka vendosur ende nga cila anë do shkojë.

Kryedemokrati tha gjithashtu se çamët duhet të mendohen mirë nëse do vendosin të bashkohen me PS-në.

“Nuk besoj se kanë nxjerrë një kandidat për Tiranën, por ka një gjë këtu. Çdo forcë politike përpiqet të provojë veten me këshilltarët. Ai do të dijë rekordin e vet elektoral, do të dijë cilat janë kuotat e tij. PDIU akoma është në zonën gri, po shoh se nga po shkojnë. Nuk mund të them se po vijnë nga PD apo do shkojnë nga PS. Një gjë u them, në qoftë se ka pasur armiq më të egër pas Zervazit popullata çame, ka pasur Enver Hoxhën, i cili për 45 vjet ata, shkodranët dhe minoritarët grekë i kishte në epiqendër të të gjithë kasaphanës së luftës së klasave. Çdo çam duhet të mendohet kur afrohet me nipin e Spiro Kolekës dhe të birin e Kristaq Ramës. PD s’ka asnjë problem me logon dhe as me gjykatën. Ka një vendim gjykate të 25 marsit 2022 ku konsiderohen legjitime të gjitha ndryshimet në statut, e gjithë procedura e Kuvendit të 11 dhjetorit. Edi Rama mban peng përmes kancelarit regjistrimin e këtij vendimi.” – tha Berisha.