Vendosni fjalën kyçe....

Obama u thur elozhe grave: Jeni më të mira se burrat për të qeverisur


Barack Obama, ka thënë se gratë janë ‘padiskutimisht më të mira’ sesa burrat dhe shumë probleme globale burojnë nga burra të brezave të vjetër të cilët mbërthehen në pushtet.

Ish-presidenti amerikan, i cili ka folur në mënyrë të përsëritur se është një feminist, tha se standardet e jetesës do të përmirësoheshin ndjeshëm nëse gratë do të ishin përgjegjëse për çdo vend të botës.

Obama, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2017, diskutoi se si do dukej bota nëse do qeverisej nga gratë në një bisedë për udhëheqjen në Singapor.

Ai tha: ‘Unë vetëm dua që ju ta dini, ju nuk jeni perfeket, por ajo që mund të them në mënyrë të padiskutueshme është se ju jeni më të mira se ne burrat. Jam plotësisht i sigurt se për dy vjet nëse çdo komb në tokë do të drejtohej nga gratë, ju do të shihni një përmirësim të konsiderueshëm në të gjithë standardet e jetesës’. – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *