Vendosni fjalën kyçe....

Transportonin shtetas të huaj kundrejt fitimit për kalimin në vendet e BE-së, ndalohen dy persona në Pogradec


Policia e Pogradecit ka ndaluar dy persona për akuzat e transportit të paligjshëm të shtetasve të huaj.

Dy personat S.T, 38 vjeç dhe T.Q, 40 vjeç banues në Korçë janë ndaluar në Qafë-Plloçë pasi me mjetin tip “Iveko” u kapën duke transportuar në drejtim të Tiranës 4 shtetas të huaj me premtimin kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së kundrejt fitimit.

Dy shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *