Vendosni fjalën kyçe....

Tërhoqi nga banka mijëra euro, hajdutët i zënë pritë dhe e grabisin


Një grabitje me armë zjarri është regjistruar sot në Burrel, ku pre e sulmit ka rënë një person që sapo kishte dalë nga banka. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 22:00.

“‘BalkanWeb” raporton se shtetasi me inicialet D.B., sapo kishte tërhequr nga banka një shumë të madhe lekësh, konkretisht 15 mijë euro, kur disa persona i kanë zënë pritë.

Grabitësit të armatosur dhe të maskuar kanë pikasur shtetasin në fjalë, ndërsa i kanë dalë para në rrugën që të çon në fshatin Derjan. Fill pasi morën shumën e lekëve, autorët janë larguar me shpejtësi. Ndërkohë personi i grabitur ka sinjalizuar policinë, e cila është vënë në ndjekje të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *