Vendosni fjalën kyçe....

Orët vendimtare për shoferin e prokurorit Ndoji, si janë tre të plagosurit


Orët në vazhdim janë vendimtare për Andi Malokun, i cili mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm në mbikalimin e Shkozetit.

30-vjeçari ka marrë dy plumba, në mushkëri dhe në shtyllën kurrizore dhe po lufton ende me jetën.

Maloku nuk është në koma, por ndodhet i intubuar dhe po mbahet nën mbikëqyrje 24 orë në 24 në reanimacionin e spitalit të Traumës.

Sipas mjekëve duhet të kalojë një periudhe kohe që të mund të shprehen më qartë se si do të vijojë gjendja e tij shëndetësore pasi mund të ketë një përkeqësim të momentit.

Ndërkohë për prokurorin Arjan Ndoji situata paraqitet ndryshe. Ndonëse mori dy plumba, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Ai ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, ku ndodhet edhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur edhe me emrat Pëllumb Muharremi dhe Landi Muharremi. Gjendja e Lahos paraqitet jashtë rrezikut për jetën, por për shkak se ka marrë një plumb në nofull e ka të pamundur të flasë për policinë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *