Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizje në Ministrinë e Arsimit dhe të Jashtme, emërohen 3 zv.ministra


Në Ministrinë  e Jashtme dhe atë të Arsimit ka pasur disa ndryshime, ku janë emëruar tre zv/ministra të rinj.

Është liruar nga detyra zëvendës ministri i Arsimit të Sportit dhe Rinisë, Redi Shtino, ndërsa me vendim të Këshillit të Ministrave, janë emëruar Oltion Rrumbullaku zëvendës ministër i Arsimit dhe Nina Guga, zëvendës ministre e arsimit.

Edhe në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar një zëvendës ministër, ku këtë pozicion e ka marrë ish drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *