Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në aksin Elbasan- Peqin, humb jetën 5-vjeçari


Foto ilustruese

Një fëmijë ka humbur jetën sot në mënyrë tragjike në Peqin. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin Elbasan-Peqin dhe si pasojë mbeti i plagosur rëndë fëmija që ndodhej pasagjer në njërin prej tyre. 5-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë dot plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. 

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Fiat” me drejtuesen shtetasen K.L., 51 vjeçe , banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndëroi jetë rrugës për në spital.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *