Vendosni fjalën kyçe....

Kina themelon kompaninë e naftës dhe gazit me vlerë 100 miliardë dollarë


Pekini njoftoi të hënën krijimin e një kompanie kombëtare të naftës dhe gazit, e cila do të kombinojë pjesën më të madhe të infrastrukturës energjetike të vendit dhe do të sigurojë qasje të drejtë të tregut për investitorët.

Sipas grupit të konsulencës ‘Wood Mackenzie’, kompani e re mund të ketë vlerë mes 80 dhe 105 miliardë dollarë.

‘Ndërmarrja e re do të ndajë transportin, prodhimin dhe shitjen e naftës dhe gazit dhe do të hapë transportin për subjektet e palëve të treta, të cilat do të përfitojnë konkurrencën e tregut,’ njoftoi Agjensia e Lajmeve ‘Xinhua’, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar.

Ajo do të bashkojë rrjetet që operohen nga tre gjigantët shtetërorë të Kinës – ‘China National Petroleum Corporation’ (CNPC), ‘Sinopec’ dhe ‘CNOOC’ – nën një operator të vetëm.

Deri në fund të 2018-ës, CNPC-ja zotëronte 63 përqind të tubacioneve kryesore të naftës dhe gazit në Kinë, ndërsa ‘Sinopec’ dhe ‘CNOOC’ kontrollonin përkatësisht 31 përqind dhe 6 përqind.

Sipas Xinhua, njësia e re pritet të mbikëqyret nga Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive në pronësi të shtetit (SASAC), i cili do të ketë një pjesë 40 përqind në kompani. ‘CNPC’, ‘Sinopec’ dhe ‘CNOOC’ do të ndajnë pronësinë e mbetur.

Ndërmarrja e re e energjisë, formimi i së cilës është marrë në konsideratë që të paktën 2014, është pjesë e përpjekjes së Presidentit Xi Jinping për të thjeshtuar kapacitetin industrial midis ndërmarrjeve shtetërore. Ajo vjen si pjesë e planeve të Kinës për të dyfishuar infrastrukturën e tubacionit në mbi 240,000 kilometra deri në vitin 2025.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *