Vendosni fjalën kyçe....

Ekspertët izraelitë këqyrin dëmet e selisë së Kryegjyshatës Botërore


Ekspertët izraelitë kanë inspektuar ditën e sotme selinë e Kryegjyshatës Botërore, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Sipas verifikimit të godinës, ata kanë ardhur në përfundimin se godina është e sigurt pavarësisht disa dëmtimeve në mure.

Në fjalën e tyre, ekspertët nga Izraeli që janë disa nga ekipet që kaë mbërritur në vendin tonë pas tërmetit thanë se ata nuk e harrojnë ndihmën që Shqipëria u ka dhënë hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

‘ Në emër të shtetit të Izraelit, ne japim ndihmë ndaj të gjitha shteteve që kanë nevojë. Ne nuk harrojmë ndihmën e shqiptarëve për ne izralitët, kur ne kishim nevojë. Gjyshja ime ka qenë e prekur nga gjenocidi dhe holokausti. Ua kam borxh jetën njerëzve që ju që na keni mbrojtur. Ne si fe na bashkon mirësia e Zotit dhe duam të mirën e gjithë njerëzimit.’ – thanë ata, shkruan ‘Izraeli Sot’.