Vendosni fjalën kyçe....

Në këtë qytezë është “e ndaluar” të vdesësh fundjavave ose për festa


La Gresle është një komunë me rreth 900 banorë jo shumë larg qytetit francez të Lyon që është përballur me mungesë të mjekëve, duke bërë që banorët të kenë shërbim të cunguar mjekësor.

Isabelle Dugelet, kryetarja e komunës La Gresle, ka nxjerrë një dekret që ndalon qytetarët vendas të vdesin gjatë fundjavave dhe festave.

Dekreti mund të duket i çuditshëm, por sipas kryetares së komunës, prapa dekretit provokues fshihet dëshira për të tërhequr vëmendjen për problemet e shërbimeve mjekësore.

Sipas saj, shumë njerëz në komunë nuk kanë më mjek, për shkak të mungesës së personelit mjekësor dhe po vuajnë që të marrin kujdesin e nevojshëm. Nëse ata shkojnë te një mjek në një rajon tjetër, ata mund të marrin një gjobë në rimbursimin e shërbimeve.

Dugelet vuri në dukje se francezët janë në gjendje të mobilizojnë forcat në çështje të tilla si urgjenca klimatike, mbyllja e pishinave ose shërbimet publike, por ata janë të ndarë kur bëhet fjalë për çështjen e kujdesit shëndetësor në zonat rurale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *