Vendosni fjalën kyçe....

Luftime në kufirin Arabi Saudite-Jemen, vriten 3 ushtarë sauditë


Tre ushtarë të Arabisë Saudite u vranë përgjatë kufirit me Jemenin. Agjensia zyrtare e lajmeve ‘SPA’ tha se dy ushtarët ‘u martirizuan në mbrojtje të fesë dhe atdheut’ në rajonin jugor Jazan.

Një ushtar tjetër u vra në provincën jugore të Najranit. Autoritetet saudite, megjithatë, nuk dhanë detaje në lidhje me rrethanat e vdekjes së ushtarëve.

Arabia Saudite po udhëheq një koalicion të vendeve suni, të cilët kanë filluar një fushatë masive ajrore në 2015 kundër rebelëve Houthi, të cilët pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa, një vit më parë.

Që atëherë, dhjetëra mijëra jemenas besohet të jenë vrarë në konflikt, ndërsa 14 milionë të tjerë rrezikohen nga uria, sipas Kombeve të Bashkuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *