Vendosni fjalën kyçe....

Teksa i mituri bënte sërf rrëzohet në ujë nga peshkaqeni, pamjet e frikshme (Video)


Ky është momenti i frikshëm kur një djalë shtatë vjeçar që po bënte sërf, pati një ‘takim’ me një peshkaqen që goditi papritur bordin e tij, duke bërë që djali i mitur të binte në ujë.

Ai ishte duke bërë sërf së bashku me babanë e tij, në New Smyrna, Florida, kur ndodhi aksidenti i çuditshëm.

Djali ishte duke hipur në dërrasën e tij të sërfit para se të hidhej në ujë, pa e kuptuar se dërrasa e tij e sërfit ishte goditur nga një peshkaqen.

Ai nuk i kushtoi shumë vëmendje përplasjes, duke menduar se ishte thjesht një peshk që e rrëzoi. Disa orë më vonë i mituri dhe babai i tij panë në video ngjarjen duke parë se bëhej fjalë për një peshkaqen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *