Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për ryshfet, “Ericsson” pranon marrëveshjen 1 miliardë dollarëshe me SHBA-në


Gjigandi suedez i telefonisë, ‘Ericsson’ ka pranuar të paguajë më shumë se 1 miliard dollarë për të zgjidhur akuzat për ryshfet, njoftoi Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Departamenti amerikan tha se kompania kishte ‘pranuar një fushatë disavjeçare korrupsioni në pesë vende për të forcuar kontrollin e saj në biznesin e telekomunikacionit’.

‘Ericsson’ deri më tani nuk ka bërë asnjë koment.

Firma është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve të rrjetit celular. Në shtator, ajo tha se kishte lënë mënjanë 1.2 miliard dollarë për të mbuluar dënimet e mundshme që rrjedhin nga hetimi amerikan.

Zgjidhja në fjalë besohet të jetë një nga më të lartat ndonjëherë në bazë të Ligjit të Praktikave të Korruptuara të Huaja (FCPA).

Ai përfshin një dënim penal prej 520 milionë dollarësh që i shkojnë Departamentit të Drejtësisë dhe një pagesë prej 540 milionë dollarësh për Komisionin e Sigurimeve dhe Shkëmbimeve (SEC).

Departamenti i Drejtësisë i SHBA publikoi edhe emrat e pesë vendeve të përfshira; Xhibuti, Kina, Vietnami, Indonezia dhe Kuvajti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *