Vendosni fjalën kyçe....

Pas videos ku bënte thashetheme, Trump e quan Trudeaun “njeri me dy fytyra”


Pas videos ku disa liderë botërorë bënin thashetheme për të, presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur kryeministrin kanadez Justin Trudeau “me dy fytyra”.

Në videon e publikuar, Trudeau shihet duke biseduar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Të tre dukej sikur po diskutonin mbi një konferencë shtypi të gjatë të mbajtur nga zoti Trump.

Si përgjigje, Trump tha për Trudeau: “Ai është me dy fytyra … Unë e shoh si një djalë të mirë, por e vërteta është se unë e thirra atë për faktin se ai nuk po paguan 2% e PBB-së kombëtare drejt mbrojtjes dhe mendoj se ai nuk është shumë i lumtur për këtë. Ai nuk po paguan 2% dhe ai duhet të paguajë 2%. Kanadaja ka para. Shikoni, unë po përfaqësoj SHBA-në dhe ai duhet të paguajë më shumë sesa paguan, ai e kupton atë … Unë mund ta imagjinoj që ai nuk është ai i lumtur por ashtu është “.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me videon, Johnson tha: “Është komplet marrëzi. Unë nuk e di se nga ka ardhur.”

Ndërsa Trudeau u tha gazetarëve se ata nuk kishin qeshur për konferencën për shtyp të Trump, por për vendndodhjen e samitit tjetër të G7-ës. Ai shtoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *