Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Prokuroria në shërbim të Ramës, shkeli ligjin me mosfillimin e çështjes penale të Metës ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve


Partia e Lirisë një një bashkëbisedim me gazetarë ka folur për mosfillimin e çështjes nga prokuroria për kallëzimin penal të bërë nga Ilir Meta ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.

Petrit Vasili gjatë deklaratës tha se Prokuroria ka bërë veprime skandaloze që tregojnë se është e kapur nga Edi Rama.

Vasili sqaroi se Prokuroria nuk ka marrë dokumentet që provonin sipas tij shërdorimin e detyrës së Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.

Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillimin e çështjes penale për kallëzimin e bërë nga Kryetari i Partisë së Lirisë ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.

Vendimi i Prokurorisë të kapur qartazi nga Edi Rama është një vendim që shkel në mënyrë flagrante në çdo nen të tij ligjin, si në procedurë ashtu edhe në përmbajtje.

Veprimet e prokurorisë kanë qen skandaloze dhe të paimagjinueshme.

1.Prokuroria ka arritur deri aty sa nuk ka dëgjuar fare palën akuzuese, por ka dëgjuar vetëm palën e akuzuar anëtarët e autoritetit të dosjeve dhe vetëm mbështetur në dëshmitë e tyre ka vendosur mosfillimin.

2.Prokuroria duke mos regjistruar procedimin penal as nuk ka marrë dokumentet, të cilat provonin shumë qartë shpërdorimin e detyrës, mashtrimin dhe manipulimin e Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.

3.Është fakt publik, që vetë drejtuesja e Autoritetit zonja Genta Sula ka pohuar publikisht me gojën e saj në intervistën në datën 9 shtator 2022 në TV Kombëtar Klan me gazetarin Blendi Fevziu, se “dy anëtarët e Autoritetit kanë bërë verifikime”, ndërkohë po vetë drejtuesja e Autoritetit Genta Sula në dëshminë e saj në prokurori ka dëshmuar të kundërtën duke thënë se nuk është kryer ndonjë verifikim dhe hetim për zotin Meta.

Pra dëshmi të qarta shumë kontradiktore, që kërkonin detyrimisht hetim të thelluar nga prokuroria, e cila nuk e ka kryer këtë.

4.Është një shkelje shumë e rëndë penale fakti I provuar totalisht që pa bërë hetim dhe verifikim për identitetin e z.Meta, Autoriteti I Dosjeve ka dërguar informacion zyrtar duke përcaktuar emrin e z.Ilir Meta të lidhur me dosjet e sigurimit, pa pasur asnjë lloj dokumenti, që provonte gjeneralitetet e z. Meta.

5.Është fakt i provuar botërisht, që megjithëse ligji nuk e lejonte është bëri verifikim lidhur me z.Ilir Meta dhe konkluzionet i janë përcjellë nga Autoriteti I Dosjeve, me informacion shkresor, Kuvendit të Shqipërisë me shkresën me Nr.1275/1 në datën 26 korrik 2022.

6.Është fakt, që edhe sot e kësaj dite, në shkelje e dhunim flagrant të ligjit, përfaqësuesit ligjor të z.Meta, avokatit Genc Gjokutaj nuk i janë vënë në dispozicion dokumentet nga Autoriteti I Dosjeve megjithëse I është kërkuar me shkresë zyrtare që në datë 14 shtator 2022 dhe me shkresë rikujtesë në 25 shtator 2022 dhe po ashtu nuk i janë dhënë dokumentet as nga Kuvendi I Shqipërisë, të cilit i është drejtuar me kërkesë zyrtare, që në datë 25 shtator 2022”-sqaroi Vasili.