Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi zgjedh nesër kryeprokurorin e ri mes 3 kandidatëve


Ditën e nesërme Kuvendi i Republikës së Shqipërisë pritet të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm nga lista e dërguar sipas renditjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në rendin e ditës në seancën e nesërme  ligjvënësit do zgjedhin një nga tre kandidatët për kryeprokuror.

Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë me 84 vota një nga tre kandidatët atëherë automatikisht zgjidhet i rendituri i pari në listën e KLP-së.

I pari që kryeson listën e KLP është prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela me 459 pikë, më pas vjen Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku me 406 pikë dhe prokurorja e Prokurorisë së Apelit Tiranë, Fatjona Memçaj me 362 pikë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *