Vendosni fjalën kyçe....

Tajfuni godet ishujt Filipine, humb jetën një burrë


Një tajfun ka goditur ishujt Filipine këtë të martë, duke i marrë jetën një njeriu dhe duke sjellë shira të mëdha.

Për shkak të situatës, janë pezulluar fluturimet ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje, shtrëngata dhe rrëshqitje toke.

Autoritetet lokale evakuuan gjatë natës rreth 225,000 njerëz përpara mbërritjes së tajfunit të quajtur Kammuri, i cili u dobësua pak ndërsa kaloi nëpër pjesët qendrore të arkipelagut.

Kammuri është tajfuni i 20-të që goditi vendin këtë vit. “Reuters” shkruan se ka sjellë erëra me shpejtësi deri në 150-205 km / orë, duke dëmtuar disa shtëpi, shkulur pemë dhe dëmtuar sinjalistikën në zonat urbane.

Një burrë 33-vjeçar humbi jetën ndërsa përpiqej të rregullonte çatinë e tij. Rreth 499 fluturime u shtynë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *