Vendosni fjalën kyçe....

Evakuohen 10 mijë persona në Torino, gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore


Rreth 10.000 njerëz janë evakuuar sot nga qendra e Torinos pasi ekspertët punuan për të çaktivizuar një bombë të Luftës së Dytë Botërore.

Banorëve në qytetin italian ju kërkua të evakuoheshin nga “zona e kuqe”.

Ndërsa 50.000 të tjerëve, që jetonin më larg zonës, ju kërkua që të largoheshin nga shtëpitë ose të qëndronin brenda gjatë procesit të çmontimit.

Bomba britanike u hodh në qytet gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përmban 65 kg dinamit, sipas autoriteteve.

Kryebashkiakja, tha se një detonator në pajisje kishte nevojë për çaktivizim.

Mediat lokale thanë se operacioni për çaktivizmin e bombës përfundoi më shpejt sesa pritej dhe banorët u lejuan të shkonin në shtëpi.

Ushtarët u vendosën për të patrulluar zonën për të shmangur vjedhjet dhe plaçkitjet në banesa.

Në fillim të këtij viti, 4.500 njerëz në Gjermani u evakuuan kur një bombë e Luftës së Dytë Botërore shpërtheu në një shpërthim të kontrolluar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *