Vendosni fjalën kyçe....

Besa Shahini: Ende herët që të nisë mësimi në Tiranë, Durrës e Lezhë


Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, tha se janë janë identifikuar të gjitha shkollat që kanë pësuar dëmtime në qarqet: Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Ajo shtoi se është ende herët që të fillojë procesi mësimor dhe theksoi se ministria ka dy opsione për kohën se kur do të nisë.

“Ka nevojë për pak kohë për riparimin e shkollave, është identifikuar numri i atyre institucioneve që kanë pasur dëme. Në 26 nëntor drejtorët e shkollave apo dhe të drejtorive Arsimore kanë identifikuar numrin e shkollave që kanë paraqitur ndonjë shqetësim.

Më 27 nëntor inspektorët kanë bërë inspektime dhe më 28-29 inxhinierë nga Kosova kanë inspektuar shkolla, në Tiranë, Durrës Lezhë. Më 30 nëntor kemi bërë analizën mbi situatën në fjalë. Nuk mendoj se në qarkun Durrës është koha që të fillojmë të hënën. Edhe Tirana dhe Lezha kanë nevojë për disa rregullime. Kemi dy opsione për nisjen e procesit të shkollës.

Kemi dy opsione, që të rifillojë mësimi në të gjitha qarqet e paprekura, pasi kemi nevojë të fillojmë procesin e normalizimit dhe të bëjmë një shtyrje të rifillimit të mësimit në zonat ku kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Një opsion i dytë më pak i preferuar nga ana jonë është që të mos fillojë mësimi vetëm në qarkun Durrës ndërsa në qarqet Tiranë, Lezhë të mos fillojë mësimi vetëm në shkollat e identifikuara me probleme.

Por mendoj se kjo do paraqesë një çakordim të punës në këto qarqe. Duhet të marrim një vendim si kabinet., tha Shahini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *