Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump vë rrjetin në mendime me foton si “Rocky”


Në mediat sociale kanë nisur spekulimet se çfarë kuptimi ka një foto e publikuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ku koka e tij shfaqet në trupin e Rocky, personazhi i luajtur nga aktori Sylvester Stallone.

Presidenti amerikan e publikoi foton të mërkurën në mëngjes, një ditë para Ditës së Falenderimeve e madje për herë të parë nuk e shoqëroi me asnjë mesazh.

Imazhi dukej i modifikuar me fotoshop nga një profesionist, pasi ishte përshtatur toni i lëkurës së Trump me fizikun  e Stallone.

Dhe një nga pyetjet ishte kjo, bëhet fjalë për “një luftë… apo diçka tjetër?

Kohët e fundit Trump kishte bërë postime në lidhje me të dëshmuarit në hetimin e vazhdueshëm për të lidhur me çështjen e Ukrainës dhe djalit të Joe Biden, madje kishte deklaruar se ai po “luftonte për Presidentët e ardhshëm dhe Zyrën e Presidentit”.

Pas publikimit të kësaj fotoje, shumë menduan për Rusinë dhe boksierin Ivan Drago që u mund nga Rocky në filmin e katërt.

Ndërkohë disa kujtojnë fotot e presidentit rus Vladimir Putin dhe komentojnë se të paktën fotot e tij pa bluzë ishin të paktën reale. Më pas u shtuan memet në rrjet lidhur me foton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *