Vendosni fjalën kyçe....

2400 forca policie në operacionet e kërkim-shpëtimit, nxirren tre trupa në Thumanë


Më shumë se 2400 forca policie janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Në njoftimin zyrtar thuhet se forcat e policisë së Tiranës, Fierit, Durrësit e Shkodrës vijojnë punën prej 32 orësh ndërsa konfirmohet se nga rrënojat në Thumanë janë nxjerrë të pajetë trupat e 3 personave.

‘Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Mbi 2400 punonjës policie të angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë të prekur nga tërmeti. Forcat speciale Renea, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, Fierit dhe Shkodrës, dhe Policia e DVP Durrës, prej afro 32 orësh vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, në Durrës dhe në Thumanë, Krujë. Operacionet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim të ngushte më ekipet e forcave të ushtrisë, emergjencave civile dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit të ardhura nga shumë vende të rajonit. Mëngjesin e sotëm  e deri tani nga rrënojat në Thumanë  janë nxjerrë 3 persona të pajetë dhe kërkimet vijojnë pa ndërprerë. Mëngjesin e sotëm  e deri tani nga rrënojat në Thumanë  janë nxjerrë 3 persona të pajetë dhe kërkimet vijojnë pa ndërprerë.’ – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *