Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohet mësimi në Tiranë, Durrës e Lezhë


Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka njoftuar se për të gjitha shkollat e qarqeve Tiranë, Durrës dhe Lezhë do të pezullohet mësimi ditën e sotme.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton se për të gjitha shkollat e Qarqeve Tiranë, Durrës dhe Lezhë do të pezullohet mësimi ditën e sotme.

Ndërkohë për shkollat e qarqeve të tjera, do të ketë një njoftim të dytë.”– thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter që goditi sot vendin ka shkaktuar mjaft dëme në këto qarqe, në veçanti në Durrës dhe në Thumanë të Fushë Krujës.

Disa pallate janë shembur duke zënë poshtë banorët, ndërsa flitet dhe për viktima.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *