Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësorin në Durrës, ndërron jetë 73-vjeçari


Një 73-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Sukth-Maminas.

Policia ka shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.11.2019, ora 18:11, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.N.,47 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin B.P.,73 vjeç, banues në Goxhas, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *