Vendosni fjalën kyçe....

Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, Vokshi: 100 gra viktima të dhunës në vitet e fundit


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka kujtuar ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas duke bërë thirrje për reflektim pasi është një problem që shkakton shumë viktima.

Sipas Vokshit, në vitet e fundit janë 100 gra sipasojë e dhunës në familje.

Janë më shumë se 100 gra viktima të dhunës në familje në vitet e fundit. Një studim i fundit i OSBE zbulon se rreth 959 mijë gra në Shqipëri pësojnë një formë dhune. Nga mbi 2600 raste dhune në ditë, rreth 1800 mbeten të padenoncuara. Mekanizmi i referimit të dhunës në familje është shkatërruar. Gratë vriten në mes të ditës, rrihen në mes të Tiranës edhe në prani të policisë që nuk reagon pasi dhunuesi ka lidhje familjare deputetët e Edi Ramës”-shkruan Vokshi.

Postimi plotë:

Në 25 nëntor 1960, në Republikën Domenikane, u ekzekutuan tre motrat Mirabal, të cilat luftuan deri në fund të jetës së tyre kundër diktaturës së Trujillois.

20 vjet më parë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara caktoi këtë datë si ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Ndaj sot, duhet të ishte një ditë reflektimi për të gjithë, për një problem, që po shkakton më shumë viktima të dhunës në familje se sa nga aksidentet rrugore, luftërave apo sëmundjeve të ndryshme.
Në këtë datë fillon edhe fushata e njohur si “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” që përfundon në 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Janë më shumë se 100 gra viktima të dhunës në familje në vitet e fundit. Një studim i fundit i OSBE zbulon se rreth 959 mijë gra në Shqipëri pësojnë një formë dhune. Nga mbi 2600 raste dhune në ditë, rreth 1800 mbeten të padenoncuara. Mekanizmi i referimit të dhunës në familje është shkatërruar. Gratë vriten në mes të ditës, rrihen në mes të Tiranës edhe në prani të policisë që nuk reagon pasi dhunuesi ka lidhje familjare deputetët e Edi Ramës.

Sot gratë janë viktima sepse qeverisemi nga një dhunues i të drejtave të grave, nga një nxitës i dhunës ndaj tyre.

Sot grate janë viktima sepse nuk kanë asnjë mbrojtje, institucionet nuk mbrojnë gratë, por dhunuesit, kriminelët, trafikantët.

E pikërisht sot, në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës, Rama rreshtoi të gjitha gratë e tij rilindase, e shpalosi para tyre paketën e superdhunës, vendosi dhunën me ligj.

Ndaj gratë, në modelin e motrave Mirabal, duhet të mos heshtin por të reagojnë, të refuzojnë dhunën e një regjimi që po dhunon me ligj cdo të drejtë. Të reagojnë që fëmijët e tyre të mos përjetojnë një tjetër diktaturë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *