Vendosni fjalën kyçe....

Iggy Azaleas dhe partnerit të saj i vjedhin bizhuteritë në vlerë të 366 mijë dollarëve, përfshirë unazën e fejesës


Këngëtarja Iggy Azalea dhe partney i saj Playboi Carti u grabitën javën e kaluar në Atlanta.

Çifti denoncuan tek autoritetet grabitjen e bizhuterive me vlerë 366,000 dollarë, shkruan Reuters.

Këngëtarja i tha policisë se ishte vetëm në bodrumin e shtëpisë që kishin marrë me qira në Atlanta më 15 nëntor kur dëgjoi hapa në dhomën e ngrënies në katin e dytë.

Ishte një natë me shi dhe ajo mendoi se ishte Playboi, emri i vërtetë i të cilit është Jordan Carter, pasi ajo kishte lënë derën e pasme hapur që ai të hynte brenda.

Dy ditë më pas ata kontaktuan policinë pasi kishin vënë re se një çantë blu Goyard ku ata mbanin të gjitha bizhuteritë e tyre ishin zhdukur.

Këngëtarja u tha oficerëve që kishin kontrolluar kamerat e sigurisë dhe kishin vënë re se një burrë kishte hyrë përmes derës së pasme dy net më parë dhe pas tetë minutash ishte larguar me një çantë në dorë.

Artikujt e vjedhur përfshinin një zinxhir në vlerë prej 39,000 dollarësh zinxhir, 70 unaza diamanti, një byzylyk Cartier prej 10.000 dollarësh prej ari, dhe një orë me diamante prej ari Audemars Piguet 57,000 dollarë.

Më e rëndësishmja nga të gjitha ishte unaza e fejesës të diamantit prej 35,000 dollarësh, me të cilën reperi i kishte propozuar Iggy Azaleas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *