Vendosni fjalën kyçe....

Sherri me Taylor Swift, menaxheri Scooter Braun: Kam marrë kërcënime me vdekje


Menaxheri Scooter Braun thotë se ka marrë kërcënime me vdekje pas sherrit të tij me këngëtaren Taylor Swift.

Kjo e fundit prej shumë kohësh ka folur me zë të lartë për mosaprovimin e saj, që kur kompania e Braun katalogun muzikor të Taylor në qershor. Këngëtarja e akuzoi menaxherin për ngacmim të vazhdueshëm dhe tha se ai e ndaloi të performonte këngët e saj të vjetra në AMA-s.

Por Braun pasi kishte qëndruar ca kohë në heshtje zbuloi përmes një letre të hapur për Swift, se familja e tij kishte marrë vazhdimisht kërcënime.

“Kur shkova në shtëpi gruaja ime kishte marrë një telefonatë ku e kërcënonin për sigurinë e familjes”– thotë Braun.

Ai publikoi edhe një mesazh ku një person e kërcënonte se do e vriste atë bashkë me fëmijët.

 “Pse nuk vdes së bashku me fëmijët e tu? Do blej një armë nesër dhe do ju qëlloj të gjithëve në kokë.”– thuhet në këtë mesazh.

Menaxheri i kërkon këngëtares të bëjë disa hapa pas dhe të kuptojë se sa peshë kanë fjalët e saj në publik.

 “Unë supozoj se ky nuk ishte qëllimi juaj, por është e rëndësishme që të kuptoni se fjalët tuaja mbajnë një peshë të jashtëzakonshme dhe që mesazhi juaj mund të interpretohet nga disa në mënyra të ndryshme. Po përjetojmë një dhunë të pakuptimtë dhe unë si burrë dhe baba jam i shqetësuar.”– thotë menaxheri. Nga ana e këngëtares ende nuk ka një reagim mbi kërcënimet ndaj ish-menaxherit të saj.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *