Vendosni fjalën kyçe....

Shikoni ky ishin futur dy emigrantët për të kaluar kufirin spanjoll (Foto)


Dy emigrantë adoleshentë nga Afrika u gjetën nga autoritetet spanjolle të fshehur brenda kroskotit dhe nën sediljen e pasme të një mjeti ‘Hyundai’ që po përpiqej të kalonte nga Maroku.

Garda Civile Spanjolle tha se shkatërroi skemën e kontrabandës të enjten kur ndaloi automjetin në vendkalimin Beni-Enzar në enklavën spanjolle të Melillas në Afrikën veriore.

Autoritetet përdorën një ‘makinë që dallon rrahjet e zemrës’ për të skanuar çdo rrahje zemre brenda automjetit, thuhet në komunikatë.

Policia u detyrua të presë pjesë të automjetit për shkak të asaj se dy adoleshenët nga Guinea ishin futur në pjesë tejet të ngushta. Shoferi, një 30-vjeçar maroken, u arrestua nën dyshimin për trafik njerëzor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *