Vendosni fjalën kyçe....

Po raportonte protestën, gazetari palestinez humb njërin sy (Kujdes pamje të rënda)


Një gazetar palestinez ka humbur njërin sy pasi u godit nga një plumb gome. Moath Amarneh u gjymtua pavarësisht se kishte veshur një jelek mbrojtës, ndërsa mbulonte një protestë në Bregun Perëndimor.

Incidenti ndodhi të premten në afërsi të qytetit Surif në Hebron, ku dhjetëra palestinezë po protestonin kundër konfiskimit të tokës për ndërtimin e vendbanimeve izraelite në territorin e okupuar.

Amarneh, i cila po raportonte mbi protestën, u dërgua në një spital në Hebron. Por mjekët nuk mundën dot të shpëtonin syrin e tij të majtë.

RT” shkruan se pas plagosjes së tij, nisën spekulimet nëse ai ishte vënë në shënjestër nga ushtarët qëllimshmisht.

Incidenti është dënuar nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).

“Edhe një herë, IFJ dëshmon për sulmet ndaj gazetarëve palestinezë nga ushtria izraelite. IFJ kujton se e drejta ndërkombëtare zbatohet kudo dhe se asnjë qeveri nuk është mbi të”– tha kreu i organizatës Anthony Bellanger në një deklaratë.