Vendosni fjalën kyçe....

Anglezët të befasuar nga mikpritja në Kosovë (FOTO)


Gazetari dhe redaktori i gazetës britanike të njohur “Mirror.com”, John Cross ndodhet në Prishtinë për ndeshjen Kosovë – Angli, që do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” rreth orës 18:00, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian “Euro2020”.

Ardhja e kombëtares angleze në Prishtinë ka bërë bujë të madhe jo vetëm në Kosovë por dhe në Angli, pasi shumë media britanike shkruajnë të mahnitur për mikpritjen e skuadrës së tyre nga shqiptarët e Kosovës.

Cross shkruan në rrjetin e tij social në “Twitter” se nuk e ka pritur dhe se nuk i ka ndodhur më parë një mikpritje e tillë.

 “Ditë e lavdishme në Prishtinë. Njerëzit janë tepër miqësorë. Kur ata kuptojnë se jeni anglez, ju merrni buzëqeshje të mëdha dhe mirëseardhjen më të ngrohtë. Ju jep një shkëlqim të ngrohtë. Faleminderit, Kosovë”– shkruan Cross.

Edhe BBC i ka kushtuar një artikull mikpritjes së skuadrës së anglezëve në Prishtinë. Ndërsa përshkruan një banderolë gjigande me mbishkrimin “Mirësevini vëllezër” të vendosur në ballkonin e një pallati, BBC shkruan se kjo është një gjest tipik i kosovarëve.

“Ky është një demonstrim tipik kosovar për të treguar se lojtarët e Anglisë do të jenë të mirëpritur këtu në një mënyrë që nuk ishin në Mal të Zi dhe në Bullgari, ku anëtarët e skuadrës së trajnerit Gareth Southgate, ranë pre e abuzimit racist.“, shkruan BBC.

“Është gjithashtu një kujtesë e mirënjohjes ende të ndjerë në këtë qytet dhe në pjesën tjetër të Kosovës për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e vendit pas luftës së Kosovës.”– vijon artikulli.

Lidhur me këtë ka folur edhe Southgate, i cili zbuloi se disa kosovarë kishin dakë në rrugë për të përshëndetur lojtarët e kombëtares angleze.

“Ka qenë një mirëseardhje vërtet e ngrohtë. Unë mendoj se kjo lojë është një festë për Kosovën. Është turp që ata nuk ishin në gjendje të kualifikoheshin.”, tha shefi i Tre Luanëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *