Vendosni fjalën kyçe....

Arta Vorpsi i kërkon Gjykatës Kushtetuese t’i njohë mandatin


E emëruara e KED-së si anëtare e Gjykatës Kushtetuese u ka bërë një kërkesë kolegëve të asaj që janë emëruar në organin e parë të drejtësisë në vend, përveç Marsida Xhaferllarit.

Sipas “BalkanWeb“, Vorpsi kërkon nga katër anëtarët Vitore Tusha, Elsa Toska, Fiona Papajorfgji dhe Besnik Muçi, njohjen e mandatit të saj. Në këtë mbledhje nuk mori pjesë Marsida Xhaferllari, e emëruar me dekret të Presidentit Ilir Meta, për shkak të konfliktit të interesit.

Kërkesa e Vorpsit u rrëzua për shkak se janë vetëm 4 anëtarë, dhe s’mundën dot të marrin një vendim. Dy prej tyre mbrojtën idenë se nuk është tagri i tyre të marrin një vendim të tillë.

Mes presidentit dhe KED-së ditët e fundit ka patur një përplasje lidhur me emërimin e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, ku sot janë paraqitur në Gjykatën Kushtuetuese, dy anëtare për një vend, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. Vorpsi u betua ditën e djeshme si anëtare e Gjykatës Kushtetuese përpara një notereje.