Vendosni fjalën kyçe....

“Të gjithë duan Unazën, kush qëllon me gurë policinë do ndëshkohet” – Deklarata e gazetares


Gazetarja Xhunga ka deklaruar se të gjithë e duan zhvillimin e projektit të Unazës së Re.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Xhunga deklaroi se pavarësisht emocioneve, të gjitha i duan rrugët ndërsa tregon sesi ishte vonuar për të shkuar në punë nga një tjetër rrugë e bllokuar në një tjetër zonë.

‘Të gjithë njerëzit duan Unazën përtej të gjithave. Unë u vonova për një tjetër rrugë që nuk po funksionon. Të gjithë duam rrugët. Jemi emocionalë dhe bëhemi partiakë, bëhemi edhe njerëzorë sepse edhe ata që po u prishen shtëpitë janë njerëz. Pastaj ndërhyn politika.Unë erdha me një taksi sot dhe ti e di që unë vij me taksi. Taksisti ishte demokrat dhe më tha se më mban rroga ime ke privati. Nuk ia kam marrë tokën askujt dhe këta të shkojnë te toka e tyre. Përtej emocionales, njerëzores e politikës, njerëzit duan rrugën.’ – tha Xhunga.

Më tej ajo tha se në projektin në fjalë po vihej në provë shteti ligjore dhe se ata që do qëllojnë me gurë policinë do ndërshkohen.

‘ Kush e ka shtëpinë e ligjshme i ka marrë paratë. Nuk është e lehtë të dalësh të blesh shtëpi siç kemi bërë të gjithë pa i zënë pronën askujt. Policia po bën punën e saj. Le të themi që ajo unazë duhet bërë. Le të themi kush qëllon me gurë policinë do ndëshkohet. Të gjithë po përpiqen ta kanalizojnë si një çështje ku po bëhet një vjedhje e madhe. Për mua po vihet në provë shteti ligjor. Megaskandali u zbulua dhe nuk po vazhdon ndërsa po vazhdon pengesa për të prishur ato shtëpi.’ – shtoi Xhunga.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *